Bankwatch: Projektet e ndërtimit të hidrocentraleve në Ballkan cenojnë zonat e mbrojtura
21 December 2015, Monitor
Institucione të ndryshme ndërkombëtare kanë parashikuar qindra miliona euro në projekte ndërtimi hidrocentralesh, në vendet e Ballkanit, por që do të zhvillohen në parqe kombëtare apo zona të tjera të mbrojtura etj.
Rreth gjysma e 1640 projekteve të hartuara të parashikuara për shtete si Bosnja, Maqedonia dhe Shqipëria do të ndërtohen në parqe të mbrojtura kombëtare.
Studimi i kryer nga Bankwatch zbuloi se bankat do të financojnë se paku 75 projekte, 1/3 e të cilave janë në zona të mbrojtura.
“ Projekte të tilla pritet që t’i sjellin energjisë sërinovueshme një emër vërtet të keq në Ballkan”- tha autorja e raportit, PippaGallop.
“ Edhe hidrocentrale shumë të vogla mund t’i sjellin njerëzve kufizime të ujit për nevojat e tyre. Do të ndalonin dhe riskonin jetesën e gjallesave në këto ujëra dhe do të ndikonte në cilësinë e ujit”- vijon të shkruhet në raport.
“Konservatorët” e kësaj çështjeje deklarojnë se 2700 doga hidrocentralesh janë planifikuar të ndërtohen në Ballkan, edhe pse Komiteti i Konventës së Bern ka nxjerrë një urdhër ndalimi për një ndër parqet e mbrojtura, ai i Mavrov në Maqedoni dhe ka lobuar për mbrojtjen e të tjerave.
Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës ka protestuar para Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, që ka përkrahur këto projekte. Sipas Unionin, këto projekte “përbëjnë rrezik për specie të ndryshme”, sidomos për rrëqebullin Ballkanik.
BERZH ka parashikuar 240 mln euro për projektet, citon raporti i Bankwatch, gjysma e projekteve në fjalë janë pikërisht në zona të mbrojtura. Më pas, Banka Europiane për Investim dhe BERZH kanë dhënë edhe 36 mln euro të tjera për hidrocentrale në Ballkan.
“ BERZH po dhunon vetë politikat e veta, të cilat supozohet se duhet të sigurojnë hapat e nevojshëm për të shmangur projekte që kanë të bëjnë me dëmtimin e mjedisit.”- citon raporti.
Institution: EBRD | EIB
Theme: Energy & climate
Location: Albania
Tags: Western Balkans | hydropower