Ndërgjegja eko: Paratë e huaja po i prishin lumenjtë e Maqedonisë
21 December 2015, Zhurnal.mk
Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim është financuesi më i madh i projekteve hidro energjetike në rajonet e mbrojtura në Maqedoni, sipas studimit më të ri të promovuar këtyre ditëve nga Riverwatch, Euronatur dhe CEE Bankwatch Network, transmeton zhurnal.mk
Sipas studimit, BERZH ka përkrahur 17 projekte hidro energjetike në Maqedoni në rajonet e mbrojtura me kredi në vlerë prej 23 milion euro në periudhën nga viti 2010-2012.
Në mënyrë plotësuese, BERZH ka miratuar, por nuk ka paguar, kredi prej 65 milion euro për Urën e Boshkos, kontestuese, në Parkun Nacional në Mavrovë, edhe përskaj asaj se projekti ka qenë kërcënim për natyrën.
Në fillimin e këtij muaji, Komiteti i përhershëm i Konventës në Bernë rekomandoi suspendimin e projektit, së bashku me projektet tjera të planifikuara në park.
Hulumtimi zbuloi se zhvillimi i hidro energjisë ndikon në Parkun Nacional në Mavrovë, Parkun Nacional në Pelister, rajonin e mbrojtur Malet e Osogovës dhe në rajonin e mbrojtur Plackovic.
Institution: EBRD | EIB
Theme: Energy & climate
Location: Macedonia
Tags: Western Balkans | hydropower