• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to footer

Bankwatch

  • About us
    • Our vision
    • Who we are
    • 30 years of Bankwatch
    • Donors & finances
    • Get involved
  • What we do
    • Campaign areas
      • Beyond fossil fuels
      • Rights, democracy and development
      • Finance and biodiversity
      • Funding the energy transformation
      • Cities for People
    • Institutions we monitor
      • European Bank for Reconstruction and Development
      • European Investment Bank
      • Asian Infrastructure Investment Bank
      • Asian Development Bank (ADB)
      • EU funds
    • Our projects
    • Success stories
  • Publications
  • News
    • Blog posts
    • Press releases
    • Stories
    • Podcast
    • Us in the media
    • Videos
Home > Press release > Termocentralet e qymyrit t ë Ballkanit Perëndimor tejkalojnë kufijtë e ndotjes 6 herë, për të dytin vit radhazi

Termocentralet e qymyrit t ë Ballkanit Perëndimor tejkalojnë kufijtë e ndotjes 6 herë, për të dytin vit radhazi

Dy vite e gjysmë që nga legjislacioni i kontrollit të ndotjes sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që detyroi qeveritë e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë normat e BE-së, analiza e re Bankwatch gjen ndotjen e ajrit – kryesisht dioksidin e squfurit (SO2) dhe emetimet e pluhurit mbeten të larta – nga termocentralet me qymyr, duke i marr frymen komuniteteve në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

23 June 2020

Raporti mund të shkarkohet këtu: https://bankwatch.org/publication/complyorclose2020

Edicioni i vitit 2020 i raportit, “Përshtat ose mbyll” (“Comply or Close”), tregon që, në vend që të afroheni më shumë me pajtueshmerinë, emetimet e SO2 në termocentralet e qymyrit të mbuluara nga Planet e Reduktimit të Emisioneve Kombëtare në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi u rritën gjatë vitit 2019.

Emetimet totale të SO2 nga termocentralet e qymyrit në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut tejkaluan afro gjashtë (6) herë sasinë e lejuar nga planet e vendeve në vitin 2019. Fajtorët kryesorë ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, por shqetesuese është fakti që kompleksi i termocentralit Bitola në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 dyfishoi emetimet e SO2.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor për të cilin të dhënat e vitit 2019 nuk ishin publikuar në kohën e shkrimit të raportit, kështu që janë përdorur të dhënat e vitit 2018.

Emetimet e SO2 të Kosovës për vitin 2018 shënuan një rritje prej 20% në krahasim me vitin 2017, ose 2.503 ton në numër absolut.

Termocentrali Kosova B në Kosovë mbeti ndotësi kryesor i rajonit, duke lëshuar 5.4 herë më shumë sesa kufiri i lejuar i emetimeve të tij.

Planet Kombëtare për Reduktimin e Emetimeve janë një mekanizëm që lehtëson procesin për vendet për të arritur pajtueshmërinë, pasi kufiri i detyrueshëm i emetimeve është vendosur në nivelin kombëtar, dhe jo për termocentrale individuale. Deri në fund të vitit 2027, të gjitha termocentralet duhet të jenë në përputhje me shifrat apo limitet e caktuara të emetimeve edhe në baza individuale. Të gjitha termocentralet e qymyrit të rajonit, përveç disa më të vogla, përfshihen në plane të tilla.

“Çdo qeveri që insiston në mbajtjen e vazhdueshme të këtyre termocentraleve të ndyra, duhet të rritë investimet në pajisjet e kontrollit të ndotjes që mund të përputhen me LCP BREF, standardet më të reja të ndotjes industriale të BE-së. Deri atëherë, orët e funksionimit të termocentraleve duhet të shkurtohen për të përmbushur kufijtë e ndotjes në Direktivën e Impianteve të Mëdha

Djegëse që vendet janë angazhuar si pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë,” thotë Pippa Gallop, Këshilltare e Energjisë së Evropës Juglindore në Bankwatch dhe bashkëautore e raportit.

“Gjetjet tona alarmante janë një dëshmi për zvarritjen e këmbëve të qeverive, që tashmë po merr jetë njerëzore. Mijëra njerëz në të gjithë rajonin dhe në vendet fqinje të BE-së po vdesin nga ndotja nga këto termocentrale të thëngjillit. Kjo është e papranueshme,” thotë Davor Pehchevski, koordinator i fushatës ballkanike kundër ndotjes së ajrit në Bankwatch.

“Kosova nuk do të duhet të investojë më në përpjekje me kapacitete të reja të qymyrit. Qeveria e Kosovës duhet të transferojë fokusin drejt politikave të gjelbëra dhe mbrojtjes së shëndetit publik,” thotë Rinora Gojani, Menaxhere e Programeve në Balkan Green Foundation.

Shënime për redaktorët:

(1) Kosova ishte vendi i vetëm në rajon, të dhënat e të cilit për vitin 2019 nuk janë të disponueshme në faqen zyrtare të Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Prandaj, duke pasur parasysh që nuk është kryer asnjë investim i madh në kontrollin e ndotjes kohëve te fundit, shifrat e vitit 2018 janë përdorur.

Për më shumë informata, kontaktoni:

Rinora Gojani
Balkan Green Foundation
E-mail: rinora.gojani@balkangreenfoundation.org
Mob.: +38349728019

Ioana Ciuta
CEE Bankwatch Network
E-mail: ioana.ciuta@bankwatch.org
Mob.: +40724020281

Pippa Gallop
CEE Bankwatch Network
E-mail: pippa.gallop@bankwatch.org
Mob: +385 (0)99 7559787

Never miss an update

We expose the risks of international public finance and bring critical updates from the ground – straight to your inbox.





Theme: coal mine

Location: Kosovo

Project: Coal in the Balkans

Tags: Comply or Close | Kosovo | balkan coal

Footer

CEE Bankwatch Network gratefully acknowledges EU funding support.

The content of this website is the sole responsibility of CEE Bankwatch Network and can under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.

Unless otherwise noted, the content on this website is licensed under a Creative Commons BY-SA 4.0 License

Your personal data collected on the website is governed by the present Privacy Policy.

Get in touch with us

  • Bluesky
  • Email
  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn
  • RSS
  • YouTube